Dërguti flet për sulmin e Kurtit ndaj mediave: E ka problemin me ballafaqimin me të kaluarën

by Nexhat

Opinionistja Aida Dërguti ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk ka guxim të dalë para personave me të cilët kishte bashkëpunuar më parë, e që tani janë analistë politikë në televizione.

Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, Dërguti është shprehur se kryeministri Albin Kurti nuk ka guxim të shkojë në Klan Kosova, në T7 dhe në Dukagjin, pasi sipas saj, ka frikë të ballafaqohet edhe me të kaluarën.

banner

“Ai i targeton tri televizione sepse në këto tri studio janë ish-bashkëaktivistët, ish-bashkëpunëtorët e tij. Këtu e ka problemin sepse është ballafaqimi me të kaluarën, këtu jemi Dardan Sejdiu, Ilid Deda dhe unë”.

“Në Pressing është Dukagjin Gorani, në TV Dukagjin është Visar Ymeri, Ylli Hoxha dhe Belgzim Kamberi. Pra, është ballafaqim me të kaluarën e tij, sepse u thotë mos shikoni, sepse edhe televizionet tjera janë private, cili është kriteri i përzgjedhjes”,ka thënë Dërguti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy