Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit nga policia

by Nexhat

Pas lajmit që është ndaluar nga Policia në kufirin Kosovë-Maqedoni, sekretari i Përgjithshëm i PSD-së, Nol Nushi ka njoftuar se është liruar.

“U lirova, pas dy orësh ndalese ne stacionin policor ne kufirin Kosove – Maqedoni”, shkroi ai në Facebook

banner

Ai ka konfirmuar se u ndalua për një vepër penale të vitit 2016 sa ishte aktivist i Vetëvendosje.

Sipas tij, ndalimi ka një prapavijë pasi po ndalohen veç aktivist e PSD, dhe jo ata që vazhdojnë të jenë pjesë e partisë së Kurtit.

“Më ndaluan për një vepër te vitit 2016 si aktivist i VV. Çka kuptova është qe këso ndalesa kanë vetëm aktivistët e PSD. Nuk kishin ndonjë rast që kishin ndalë ndonjë të LVV, ndonëse aktivitetet i kemi bo bashkë”, tha ai duke falënderuar gjithë ata që janë interesuar për të

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy