Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, tha se është e shqetësuar për veprimet e autoriteteve të Kosovës për mbylljen e strukturave paralele nga Serbia në mbarë Kosovën.
Ajo tha se është e shqetësuar për ndikimin që mbyllja e tyre “në jetën e përditshme të individëve, veçanërisht atyre nga komunitetet joshumicë, të cilët varen drejtpërdrejt nga këto institucione”.
“Veprime të tilla të njëanshme rrezikojnë erozionin e mëtejshëm të besimit ndërmjet komuniteteve dhe autoriteteve të Kosovës”.
Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm Ziadeh përsërit thirrjet që çështjet e pazgjidhura të diskutohen “në mënyrë konstruktive, në komunikim të hapur dhe në mirëbesim” brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Ajo tha se u bën thirrje të gjithëve që të punojnë drejt zgjidhjeve të negociuara dhe të qëndrueshme për mirëqenien dhe sigurinë e të gjithë njerëzve në Kosovë, si e vetmja rrugë e pranueshme përpara