Tifozët e Yllit të Kuq nga Beogradi ofendojnë në palestër ambasadorin amerikan në Serbi, intervenon sigurimi për ta qetësuar situatën

by Nexhat

Shfaqja e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, në palestrën “Beograd Arena” bëri shumë bujë.

Për të ndjekur ndeshjen mes Yllit të Kuq dhe Fenerbahçes, prezent ishte edhe ambasadori i SHBA-së në Serbi.

banner

Ishin tifozët bardhëkuq nga Beogradi që fillimisht nisën ofendimet, dhe më pas një grup i tyre iu afruan hapësirës ku po qëndronte Hill nga i cili kërkuan që të largohej nga palestra.

Në atë moment ka ndodhur një skenë e pazakontë. Në të njëjtën kohë, por nga pjesë të ndryshme të palestrës, dëgjoheshin ofendime drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe diplomatit të lartë të lartpërmendur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një moment, njësia për sigurimin e personave ka reaguar dhe ka qetësuar tifozët. Teksa vëmendja e publikut u largua nga fusha te mysafiri VIP, skuadra e Fenerit krijoi edhe avantazhin e parë të dukshëm në ndeshje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy