Lansohet platforma që i mundëson votuesve të gjejnë se me cilat subjekte politike i kanë qëndrimet më të përafërta

by Nexhat

Instituti Demokratik i Kosovës dhe koalicioni Demokracia në Veprim kanë lansuar platformën e re digjitale Smartvote Kosova www.kosova.smartvote.org. Ky mjet, që në qendër ka një pyetësor online prej 26 pyetjesh, do t’i ndihmojë votuesit të kuptojnë se me cilën/cilat parti politike i ka qëndrimet më të përafërta.

“Qëndrimet lidhen me një gamë të gjerë të çështjeve nga fusha e ekonomisë, shëndetësisë, drejtësisë, mbrojtjes, sigurisë, etikës shoqërore, mjedisit apo politikave sociale.”

banner

KDI njofton se votuesi përmes kësaj platforme mund të kuptojë “për shembull se cilat janë qëndrimet e partive politike për vendosjen e tarifave për shfrytëzim të autostradave, heqjen e TVSH-së në produkte bazë, lejimin e martesave midis personave të gjinisë së njejtë, ndërtimin e një termocentrali me thëngjill, hetimin e pasurisë së personave zyrtarë, funksionimin e portaleve online etj dhe do të mund t’i krahasojë ato me qëndrimet e tij/saj personale”.

“Kjo platformë është dizajnuar nga KDI në bashkëpunim me Institutin Politools nga Zvicra dhe pjesëtarë nga shoqëria civile.”

KDI shton se qëllimi kryesor i platformës SmartVote është që në prag të zgjedhjeve të promovohet dhe kultivohet një diskurs i shëndoshë shoqëror, që bazohet në ofertat programore të subjekteve politike në garë dhe në prioritetet e qytetarëve.

“Për më shumë informata, rreth përmbajtjes, informatave nga partitë politike dhe anonimitetit të përdoruesve klikoni linkun e Smartvote Kosova https://kosova.smartvote.org/sq/wiki/kosovo-faq.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy