Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka prezantuar vizionin e tij ekonomik, duke vënë në qendër investimet kapitale dhe një rritje ekonomike të qëndrueshme.
Në një intervistë në emisionin “Pressing” në T7, Abdixhiku deklaroi se plani i tij parasheh buxhet 5 miliardë euro
Abdixhiku theksoi se plani është realist dhe i zbatueshëm, ndërsa theksoi dështimin e qeverisë Kurti në realizimin e investime kapitale.
“5 miliardë euro buxhet, 5 miliardë euro investime kapitale. Vitin e katërt 5 miliardë euro buxhet synojmë. Pra të rritet 3.6, 3.8, 4.5 dhe 5 miliardë euro. 5% rritje ekonomike minimalisht dhe 5 miliardë euro investime kapitale nga shteti. Tani kur thuhet 5 miliardë, thonë a mund të bëhet kjo punë. Ka disa probleme. E para, financiarisht: Sot qeveria e Kosovës ka investime kapitale të buxhetuara 1 miliard euro. Për 4 vite janë 4 miliard euro. Unë po them 5. Veçse unë po them se s’do të bëhen 20 për qind implementim por, përafërsisht 80-90 sepse as 100 për qind s’bëhet. Pra nuk flas për ndonjë rritje kushedi sa drastike.” – tha Abdixhiku