Lideri dhe kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka thënë se Qeveria Kurti i ka rritur për 5 centë në ditë pensionet, dhe shton se kjo është ajo çfarë ka bërë për këto 4 vite.
Abdixhiku në emisionin ‘Pressing’ në T7 foli edhe për deficitin tregtar financiar
“Kosova duhet të krijojë. Kosova nuk krijon sepse nuk ka fuqi blerëse, nuk ka fuqi blerëse sepse nuk po krijon. Ky është rrethi i mallkum. Unë me kriju si biznes, ti duhesh me pas fuqi blerëse me ble, për me pas ti fuqi blerëse me ble, unë duhna me pas pare, për me dhonë rrogë. E kemi një shtet ktu si Lleo, që është tum ndal mu, rrjedhimisht unë jam duke të ndalë ty dhe në fund të viteve ti jep nga 100 euro qaty në fund sa me thon faleminderit.
5 centë jau ka rritë në ditë pensionet, kaq është kontributi i tyre”, tha Abdixhiku