“Unë nuk fali – gjuhë e qasje e dëmshme për vendin – këta s’kanë çka ofrojnë më” – Abdixhiku flet për koalicionet e mundshme

by Nexhat

Lideri dhe kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku thotë se LDK’ja do të jetë fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Abdixhiku në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë qeveria aktuale, nuk ka çfarë të japë më shumë se kaq.

banner

Sipas tij, LDK’ja do të jetë e para, pastaj do të mund të flasin për koalicionet e mundshme.

“Qeverinë e ardhshme e shoh LDK’në fituese, e të tjerat janë cështje dytësore.

Unë nuk e fali, këtë gjuhë, as këtë qasje, besoj që është e dëmshjme për vendin. Po të vazhdojmë kështu krijohet momentum që bëhet I vonshëm për rikuperim jo vetëm ndërkombëtar, por edhe të brendshëm. Nuk mundet Kosova me I duru edhe 4 vjet kështu.

Nuk munden me ofru më shumë, kaq kanë me ofru, prandaj po shajnë. Jau keni dhonë krejt, i keni pa krejt, pa asnjë pengesë. Kaq është, nuk ka më shumë se kaq, kaq nuk na mjafton, kaq na pengon, kaq duhet të ndalet”, përfundoi Abdixhiku

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy