Kurti pret në takim ekipet e misioneve vëzhguese të zgjedhjeve nga BE dhe AP-ja e Këshillit të Europës

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim në mëngjesin e sotëm ekipe të misioneve vëzhguese të zgjedhjeve nga Bashkimi Europian dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës.

Siç tha Zyra e Kryeministrit, përgjatë këtyre takimeve u diskutua rreth procesit zgjedhor e zgjedhjeve të 9 shkurtit, si dhe rëndësisë së mbarëvajtjes së tyre.

banner

“Kryeministri Kurti theksoi se procesi duhet të jetë transparent e demokratik. U konstatua se Kosova ka arritur të realizojë shumicën e rekomandimeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë në lidhje me procesin zgjedhor, gjersa vendi ynë vijon të jetë shtet i pluralizmit politik dhe i garës së hapur e të drejtë për të gjithë”.

Kurti i falënderoi ekipet e misioneve vëzhguese për takimin e bisedën e sotme si dhe angazhimin e tyre

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy