Kreu i KMP-së, Jeton Mehmeti, ka dalë kundër dy propozimeve qe janë bërë nga tre anëtarë të KPM-së për shkarkimin e tij dhe për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të ri, gjë që të cilën juristja e medias, Flutura Kusari, e ka quajtur edhe përpjekje të pushtetit për kapje e KPM-së.
“Unë s’jam dakord me asnjërën prej tyre. Plotësim ndryshimi i rregullores kërkon konsultim publik. KPM është e obliguar aktet nënligjore t’ia vë publikut të paktën për 15 ditë. Por duhet të respektohet ky nen i ligjit të KMP-së, që të shterren të gjitha obligimet tona ligjore. Që nënkupton konsultim publik”, ka thënë Mehmeti.
Ai ka thënë se s’pajtohet as me pikën e dytë të propozimit, sepse ende ka mandat, dhe sipas rregullores, zgjedhja e kryetarit, bëhet në seancën vijuese, pas skadimit të mandatit, apo pasi ai të shkarkohet.
“S’pajtohem as me të dytën, me zgjedhjen e kryesisë së re, sepse ne jemi me mandat. Në bazë të rregullores së punës, zgjedhja e kryetarit, duhet të bëhet në seancën vijuese, pasi t’i skadoj mandati, apo pasi të shkarkohet. Dhe argumenti që mund të mbetemi pa kryetar, sipas rregullores, anëtari më i vjetër është përfaqësues i KMP-së me përgjegjësi ligjore, përvec vendimeve që i përmenda pak ma herët. S’ka kurrfarë problemi që anëtari më i vjetër ta përfaqësoj KMP-në brenda dhe jashtë vendit, deri në ardhjen e anëtarëve të rinj të KPM-së. Këto janë mendimet e mia sa i përket dy propozimeve. Megjithatë kemi tri kërkesa që këto të futen në agjendë”, ka shtuar tutje Mehmeti