Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, gjatë një konference për media, deklaroi se Kosova ka nevojë për një drejtim të ri dhe të vendosur pas, sipas tij, dështimeve të qeverisjes aktuale të Lëvizjes Vetëvendosje (VV).
“Kosova nuk mund të përballojë edhe katër vjet të qeverisjes së VV-së. Nën udhëheqjen e Lumirit, LDK-ja ofron vizionin e guximshëm dhe veprimin vendimtar që i duhen dëshpërimisht vendit tonë për të krijuar vende pune, për të mbajtur rininë tonë këtu dhe për të rikthyer dinjitetin tonë në skenën globale.” – tha Mustafa.
Ai shtoi se pas katër vitesh përçarje, premtimeve të thyera dhe ngecjes ekonomike, qeveria aktuale ka dështuar të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve.
Sipas tij, LDK-ja është gati të ofrojë stabilitet, llogaridhënie dhe progres, elemente që, sipas tij, populli i Kosovës i meriton.
“Pas katër vitesh përçarje, premtimesh të thyera dhe ngecje ekonomike, është e qartë se qeveria e VV-së e ka dështuar Kosovën. LDK është e gatshme të ofrojë stabilitet, llogaridhënie dhe progres që populli ynë meriton. Çdo ditë e më shumë qytetarë po i bashkohen LDK-së sepse shohin shpresë, zgjidhje dhe alternativë reale për të ardhmen e Kosovës.Së bashku, po ndërtojmë lidhjen e përbashkimit që do ta çojë Kosovën drejt një të nesërme më të ndritshme.” – u shpreh zëdhënësi i LDK-së.