22
Policia e Katanzaros, ne Itali, arrestoi 10 persona, 5 kolumbianë dhe 5 italianë, të akuzuar për trafik droge nga Amerika e Jugut.
Narkot kolumbiane, sipas hetuesve, furnizonin me kokainë organizatat kriminale që vepronin në Kalabri, Lacio dhe Veneto.
Personat që përfunduan në pranga kishin ngritur edhe një laborator për shndërrimin e kokainës nga e lëngët në të ngurtë, konkretisht duke pasur një “kimist” kolumbian që do të kujdesej për aktivitetin e transferuar në Itali.