Trump deklasifikon dosjet për vrasjen e JFK, Robert Kennedy dhe Martin Luther King

by Nexhat

Një urdhër për deklasifikimin e dokumenteve në lidhje me vrasjet e John Fitzgerald Kennedy , vëllai i tij Robert Kennedy dhe Martin Luther King u nënshkrua nga Donald Trump këtë të enjte.

Ky ishte një nga premtimet parazgjedhore të Trump, të cilin e zbatoi duke firmosur një urdhër ekzekutiv në kuadër të një “stuhie” urdhrash ekzekutivë në ditët e para të mandatit të tij.

banner

Të tre atentatet, në vitin 1963 dhe dy në 1968, tronditën SHBA-në, ndërsa ai i presidentit krijoi teori konspirative se kush, si dhe pse e planifikuan vrasjen e një presidenti popullor.

Të mërkurën, Trump kishte thënë se kishte ndërmend të bënte deklasifikimin gjatë mandatit të tij të parë, por nuk e bëri këtë sepse atij iu kërkua ta bënte këtë si favor nga Sekretari i atëhershëm i Shtetit, Mike Pompeo, të cilit ai ia hoqi të drejtat sot

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy