Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti, e cila është nominuar për çmimin Nobel për Paqe, ka bërë me dije se Serbia do të angazhohet për të kundërshtuar një gjë të tillë.
Ajo ka deklaruar se shtetit serb do të lobojë kundër këtij propozimi.
“Serbia do të aktivizojë lobuesit kundër këtij nominimi, por kjo është një fitore e madhe për Kosovën dhe kauzën e të mbijetuarve të dhunës seksuale”, ka thënë ajo.
Rushiti ka bërë me dije se nominimin i saj për jëtë çmim është një njohje globale për përpjekjet e Kosovës dhe të mbijetuarve të krimeve të luftës.
“Si organizatë kemi punuar ndër vite për grupet të cilat i përfaqësojmë edhe ju ndihmojmë edhe asnjë herë nuk na kanë motivuar ose nuk na kanë udhëhequr mirënjohjet ndërkombëtare, padyshim ato çdo herë kur na kanë ardhur kanë qenë një frymëzim edhe energji për të ecur tutje mbi sfidat me të cilat ne i përfaqësojmë edhe kauzën të cilën ne e mbrojmë. Megjithatë, nominimi për Çmimin Nobel ka ardhur fare pa dijeninë tonë”, ka thënë Rushiti, raporton Ekonomia Online.