Siutata e Megan Fox dhe Machine Gun Kelly pas ndarjes

by jonzefaj

Pavarësisht se në një kohë të shkurtër do të sjellë në jetë fëmijën e tij, Megan Fox nuk dëshiron të bëjë asgjë me Machine Gun Kelly.

Megan Fox zbuloi në nëntor 2024 se ishte shtatzënë, por jo shumë kohë më pas, ajo dhe reperi u ndanë, pasi zbuloi se ai e kishte tradhtuar.

banner

Që atëherë, ajo nuk ka pasur asnjë kontakt me të, ndërsa u zhvendos në shtëpinë fqinje me ish-bashkëshortin e saj, Brian Austin Green, për të parë tre fëmijët e tjerë, të cilët i kishte nga martesa e mëparshme me të.

Një mik i ngushtë i ish-çiftit që foli për TMZ, tha se nuk kanë asnjë komunikim, ndërsa theksoi se “Megan Fox nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje me të”. “Të gjithë rreth saj janë të lumtur që ajo u nda me të. Ata e ndjejnë se më në fund ajo ka ardhur në vete duke e shkëputur nga jeta e saj”, tha një mik i aktores.

Pasi e përshkroi marrëdhënien mes tyre si të “ngrirë” sot, ai vuri në dukje se nuk e di se si do të veprojë Machine Gun Kelly kur të lindë fëmija i tij. Nga ana e tij, muzikanti mohon akuzat se ka tradhtuar Megan Fox.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy