Dita e djeshme në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania 4’ ishte me drama dhe surpriza.
Laerti mori një dhuratë, ‘shpërblim’, për të kaluar një darkë me një prej banorëve, pas suksesit të tij në sfidën e tregimit të historive absurde. Laerti zgjodhi ta kalonte këtë moment të veçantë me Valbonën, pikërisht ditën e ditëlindjes së saj. Valbona e refuzoi kërkesën e Laertit, duke theksuar se në momentin e parë që Laerti kishte përmendur emrin e saj, ajo kishte qenë shumë e lumtur, por sjelljet e tij gjatë ditëve të fundit kishin ndryshuar dhe tashmë nuk ishin të duhura e nuk ndihej e lumtur.
Biseda mes tyre:
Laerti: Do vish me mua të hamë darkë?
Valbona: Do kisha dashur të ishin trëndafilat e tu këto
Laerti: Dje tu afrova ti nuk doje. Do vish të hash darkë me mua
Vabona: Nëse trëndafilat do ishin të tutë dhe do kishe ndryshuar ditën e time…Kur ti zgjodhe për të ngrënë atë darkë me mua ishte ndjesi shumë e bukur. Kur ti the emrin…
Laerti: Do apo jo? Do vish?
Valbona: Jo nuk dua te ha darkë me ty
“Më ka bërë të ndihem femra më kot këtu në shtëpi”-tha Valbona për Laertin në një bisedë me Jozin.
Laerti më pas e vijoi darkën vetëm, mes lotësh….