46
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha të mërkurën se Rripi i Gazës i përket palestinezëve dhe dëbimi i tyre do të ishte i papranueshëm dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, raporton Reuters.
“Popullsia civile e Gazës nuk duhet të dëbohet dhe Gaza nuk duhet të pushtohet ose ripopullohet përgjithmonë”, tha Baerbock në një deklaratë. “Është e qartë se Gaza – ashtu si Bregu Perëndimor dhe Jerusalemi Lindor – i përket palestinezëve. Ato përbëjnë bazën për një shtet të ardhshëm palestinez”.