Siç raportojnë mediat atje, autobusi i kompanisë nga Kosova “Harea Travel” ka dalë jashtë rrugës në autostradën afër Donja Zajencinës të mërkurën në mbrëmje. Lajmi wshtw konfirmuar edhe nga kompania “Harea Travel”.
“Autobusi vetëm ka dal nga rruga dhe të gjithë pasagjerët janë mirë. Kanë shku në destinacionet ku kanë pas me shku. Do të thotë vetëm e ka deviju rrugen. Kaq. Nuk ka persona të lënduar”, thanë nga kompania për Periskopin.
Mediat atje raportuan se autobusi doli jashtë rrugës pasi shoferi humbi kontrollin e timonit. Në autobus ishin 26 pasagjerë dhe dy shoferë. Dy prej tyre pësuan lëndime të lehta.
Policia e Zagrebit thotë se aksidenti ka ndodhur rreth mesnatës.