Kurti për Grenellin: Ka qëndrim të hapur kundër meje që nga viti 2020, kritikat s’nisën në fushatë

by Nexhat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “Table Briefings” është pyetur për kritikat e hapura të emisarit amerikan, Richard Grenell, raporton Express.

Kurti ka thënë se Grenell ka qenë shumë i qartë në qëndrimin e tij kundër, që nga viti 2020 dhe se kritikat e tij s’kanë nisur në fushatë zgjedhore. Megjithatë Kurti ka shtuar se Kosova e ka aleatë Amerikën dhe e konsideron si shtet mik të veçantë.

banner

“I dërguari special Grenell ka qenë shumë i qartë kundër meje që nga viti 2020. Kjo nuk filloi gjatë fushatës zgjedhore. Megjithatë, ne i konsiderojmë Shtetet e Bashkuara si aleatin tonë të domosdoshëm dhe mik të veçantë”, ka thënë Kurti.

Ndërsa duke folur për marrëveshjen e arritur në vitin 2023, Kurti ka thënë se tashmë ka kërkuar nga Serbia që të nënshkruajë atë dhe që Bërnabiq ta tërheq letrën e dhjetorit nga Brukseli në të cilën ajo deklaron se s’e pranon integritetin territorial të Kosovës.

Gjithashtu Kurti ka përmendur kërkesën për ekstradim në Kosovë të Milan Radojicic.

Lidhur me Asociaiconin, Kurti ka thënë se “Serbia mund të dëshirojë diçka si Republika Srpska në Kosovë. Por kjo nuk është as e pranueshme dhe as e mundur”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy