“Kandidatët sigurojnë vota nga makineria partiake”, çfarë sistemi zgjedhor i duhet vendit sipas Ismet Kryeziut?

by Nexhat

Ismet Kryeziu nga DnV deklaron se “sistemi aktual zgjedhor favorizon lojalitetin dhe strukturën partiake, ku shumë deputetë mbështeten nga makineria e partisë për të siguruar vota”. Prandaj ai thotë se “nëse Kosova do të kishte një sistem zgjedhor me shumë zona, përbërja e parlamentit dhe dinamika e partive politike do të ndryshonin ndjeshëm”.

Ai thotë se kjo praktikë mund të “ndryshojmë vetëm përmes reformimit të sistemit zgjedhor”.

banner

Postimi i tij i plotë:

Sistemi aktual zgjedhor favorizon lojalitetin dhe strukturën partiake, ku shumë deputetë mbështeten nga makineria e partisë për të siguruar vota. Përbërja e Kuvendit, me disa përjashtime, është kryesisht rezultat i këtyre strukturave.

Nëse Kosova do të kishte një sistem zgjedhor me shumë zona, përbërja e parlamentit dhe dinamika e partive politike do të ndryshonin ndjeshëm. Një model i kombinuar mazhoritar-proporcional, i ndarë në 28 zona zgjedhore, do të siguronte përfaqësim më të drejtë dhe më të balancuar gjeografikisht, cilësi më të lartë të përfaqësimit, më shumë llogaridhënie dhe një lidhje më të afërt midis deputetëve dhe qytetarëve

Nëse nuk jeni të kënaqur me përfaqësimin politik dhe mënyrën se si funksionon politika në Kosovë, këtë mund ta ndryshojmë vetëm përmes reformimit të sistemit zgjedhor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy