Gjesti vazhdon me hapjen e ‘valixhes se tundimeve’, Zarfi i dytë ndryshon fatin e disa banorëve

by informim peje

Si lider i kësaj jave, Vëllai i Madh ka vendosur që të sfidojë Gjestin me ‘valixhen e tundimeve’.

Nëpërmjet një zarfi të bardhë, Gjesti ka zbuluar rolin e tij në këtë sfidë. Ai do vendoste të merrte ose jo këtë valixhe, e cila ka shpërblime dhe dënime që mund të jenë për të ose për të gjithë banorët.

banner

Valixhja ka shtatë zarfe që Gjesti duhet t’i hapë, e nëse nuk i hap brenda afatit të caktuar bëhen të pavlefshme.

A rrezikoi Gjesti? Vëllai i Madh e sfidon me ‘valixhen e tundimeve’ që brenda ka…

Në zarfin e parë shkruhej:

Gjesti, për dy javët e ardhshme nuk mund të flesh më me Eglin. Duhet të zgjedhësh një banor tjetër me të cilin do ndash shtratin gjatë kësaj periudhe. Banori i zgjedhur nga ti nuk mund të thotë “Jo”. Zgjedhja duhet të bëhet tani.

Gjesti hap zarfin e parë të ‘valixhes së tundimeve’, ja cili ishte “dënimi” për banorin…
Ndërkohë zarfi i dytë kishte të bënte me biletat e fatit për pesë nga banorët.

Ti ke në dorë të ndryshosh fatin e disa banorëve. Përzgjidh pesë banorë të cilëve dëshiron t’i dhurosh nga një biletë. Vetëm një nga biletat është vajtje – ardhje.

Banorët që Gjesti zgjodhi ishin Livia, Danja, Tiri, Aldo dhe Kelly. Egli ishte banorja që e refuzoi biletën që Gjesti i ofroi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy