Për shkak të kombinimeve të guximshme të veshjeve e krahasojnë me të motrën e saj, Bianca
Bianca Censori është ende një nga temat kryesore botërore, pasi stuhia rreth paraqitjes së saj të pashembullt në çmimet Grammy vazhdon të tërbohet, e ndjekur nga informacionet e rrjedhura nga një burim i afërt se ajo po divorcohet nga Kanye West
Mirëpo, tashmë motra e saj Angelina po “shfaqet” në plan të parë, e cila mundohet ta lërë në hije me fotot e saj dhe të zhvendosë të gjithë vëmendjen nga e motra te vetja.
Angelina Censori, e cila është vetëm 20 vjeçe, po tërheq vëmendjen e përdoruesve të shumtë të rrjeteve sociale, e kjo falë publikimeve të saj provokuese të modës.
Një nga fotot e fundit është ajo ku pozon me një fanellë të prerë që më shumë zbulonte se sa fshihte, të cilin e ka shoqëruar me gete, ndërsa të gjithë dukjen e ka kompletuar me grim të thjeshtë.
Pikërisht për shkak të këtyre kombinimeve të guximshme të veshjeve e krahasojnë me të motrën dhe besojnë se do të ndjekë hapat e saj.

“Kjo vajzë duhet të fillojë të merret me modë”, “Shpresoj të mos i kalojë kufijtë e shijes si Bianca. Është e bukur”, “Duket e mrekullueshme”… janë vetëm disa nga komentet.

Ka qenë motra Angelina ajo që ka mbështetur Biankën pasi ajo u shfaq me një fustan tërësisht transparent në tapetin e kuq të Grammy.
Përveç Biankës, Angelina ka edhe një motër tjetër, Alicia.


Bianca