Franceska Murati zbulon si kujdeset për fizikun: Nga agjërimi me ndërprerje te ushqimet që konsumon

by Nexhat

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3”, Franceska Murati, ka ndarë me ndjekësit rutinën e saj ushqimore dhe mënyrën se si kujdeset për trupin.

Përmes një bashkëbisedimi në Instagram, ku u dha mundësinë ndjekësve t’i drejtonin pyetje, Franceska tregoi se preferon një regjim të bazuar kryesisht në ushqime natyrale dhe sa më pak të përpunuara.

banner

E pyetur se çfarë konsumon për ta mbajtur trupin në formë, ajo zbuloi se praktikon agjërimin me ndërprerje

Sipas saj, vaktin e fundit të ditës e konsumon rreth orës 19:00, ndërsa të parin të nesërmen rreth orës 11:00 ose 12:00.

Gjatë mëngjesit, përpara vaktit të parë, Franceska preferon të pijë kafe pa qumësht dhe shumë ujë.

Sa i përket ushqimeve, ajo tha se i jep përparësi burimeve të proteinave, si mishi, vezët dhe kosi, të cilat i shoqëron me perime dhe fruta.

Për t’u dhënë ndjekësve një pasqyrë më të plotë të rutinës së saj, Franceska paralajmëroi se po mendon të realizojë së shpejti një video të formatit “What I Eat in a Day”, ku do të tregojë konkretisht ushqimet dhe vaktet që konsumon gjatë një dite.

Rutina e përshkruar është zgjedhja e saj personale dhe nuk përbën domosdoshmërisht një regjim të përshtatshëm për të gjithë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy