Opinionisti Ilir Deda ka thënë se qeveria e re e Kosovës mos t’i bjerë murit me kokë, e me sjellje të tilla, vendi ynë të pësojë më shumë.
Në emisionin “Rubikon”, ndër të tjera, Deda përmend edhe prioritetet që qeveria e re duhet t’i ketë parasysh,
“Qeveria duhet me qenë e qëndrueshme, duhet me qenë qeveri e cila ndërmerr veprime për t’i hequr sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, duhet me qenë qeveri e cila e përmirëson marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe duhet me qenë qeveri e cila duhet me pasë pako socio-ekonomike. Kushdo që e bën qeverinë e ardhshme, duhet me i përmbush këto”, tha ai.
“Qeveria e re nuk mundet me qenë qeveri që i bie murit me kokë, edhe ashtu qysh e kam pa, me atë sjellje të pëson edhe më shumë Kosova”