Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha ka publikuar videon e një kamioni të mbushur me dosje pranë Bashkisë Tiranë.
Kryedemokrati ka hedhur akuaza se kryebashkiaku Erion Veliaj ka urdhëruar nga burgu zhdukjen e dokumenteve.
Sali Berisha shkruan se “pasi kanë vjedhur, duan të zhdukin gjurmët”.
“Nga burgu, Lal Vjedhësi urdhëron zhdukjen e dokumentave! Pasi kanë vjedhur, duan të zhdukin gjurmët! sb”, shkruan Berisha
Ndërkohë ditën e djeshme ish-kryeministri ka publikuar një tjetë video nga Bashkia Tiranë ku nga tarraca e godinës shihet teksa del tym i zi.
Berisha ngriti dyshimet se po Erion Veliaj kishte urdhëruar sipas tij, djegien e provave dhe dokumenteve.
“Lali Vjedhësi po djeg prova dhe dokumenta! sb”, shkroi kreun i PD-së.