Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh – qeveria të merr masa

by Nexhat

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka akuzuar Qeverinë Kurti se në mandatin e kaluar ka dyfishuar çmimin e energjisë.

Bajrami ka thënë se tashmë ka raporte që sugjerojnë një tjetër rritje prej 35%. Kjo, sipas saj do të ishte një barrë e papërballueshme për qytetarët dhe bizneset.

banner

Ajo ka shtuar se Qeveria Kurti  ka dështuar në investimet e nevojshme për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike: “Në mandatin e kaluar, qeveria nuk ka bërë asnjë investim të ri në kapacitetet gjeneruese të energjisë. Qytetarët po paguajnë gjithnjë e më shumë për energjinë, por nuk ka asnjë MËh shtesë të prodhuar nga viti 2021,” tha Bajrami.

Sipas saj, kjo politikë ka lënë vendin të varur nga importi, ndërkohë që çmimet e energjisë janë rritur vazhdimisht

Bajrami shtoi: “Asnjë projekt i ri për prodhimin e energjisë, asnjë investim në kapacitetet ekzistuese, dhe asnjë strategji për uljen e varësisë nga importi – kjo është puna e qeverisë deri tani.”

Nënkryetarja e LDK-së theksoi se Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka pranuar dhe po shqyrton kërkesat e kompanive për një rritje të mundshme të çmimit të energjisë nga 1 prill 2025 deri më 31 mars 2026.

Sidoqoftë, Bajrami ka theksuar se qeveria aktuale duhet të marrë qëndrim dhe të ndërmarrë veprime konkrete për të parandaluar këtë rritje të mundshme të çmimit.

“Ata duhet të deklarohen nëse do të lejojnë një rritje tjetër të çmimit të energjisë, apo do të marrin masa për ta parandaluar atë,” ka thënë Bajrami, duke shtuar se çdo rritje tjetër do të ishte një barrë e papërballueshme për shumicën e qytetarëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy