Komisioni Qendror i Zgjedhor (KQZ) sot mbajtën mbledhjen e radhës në të cilën thanë se të mërkurën pasdite do të fillojë numërimi i votave të diasporës, të cilët votuan fizikisht në 30 përfaqësitë diplomatike të Kosovës më 8 shkurt.
Ndërkaq, nga diaspora ishin regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike dhe 20,324 mërgimtarë.
Nga 20,324 persona të regjistruar në përfaqësi diplomatike, kanë votuar 15,352 votues.
Ndërsa, numri i zarfeve me fletëvotimeve nga vendvotimet me kusht është 12,801 të cilat gjithashtu do t’i nënshtrohen verifikimit, i cili përfshin krahasimin me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotime të rregullta.
E, numri i votave të personave me nevoja të veçanta është: 2,597 vota.