Kurti: Qytetarët presin nga ne ta formojmë qeverinë e re

by informim peje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përkushtim të shtuar për të finalizuar procesin e numërimit të votave, pasi sipas tij, qytetarët po presin që të përmbushet obligimi për formimin e institucioneve nga ta si fituesit e zgjedhjeve.

Në deklaratën hapëse të mbledhjes së Qeverisë të mërkurën, ai theksoi rëndësinë e mbrojtjes së vullnetit të votuesve dhe përmbylljes së një procesi zgjedhor të lirë, të rregullt dhe demokratik.

banner

“Si fitues të qartë të këtyre zgjedhjeve, qytetarët presin nga ne që të përmbushim obligimin që na takon për formimin e institucioneve në legjislaturën e nëntë”, ka thënë Kurti në mbledhje.

Kurti vlerësoi pjesëmarrjen masive të qytetarëve në këto zgjedhje, duke përfshirë edhe diasporën, e cila ka shënuar nivelin më të lartë të votimit ndonjëherë.

Ai u shpreh se gjatë mandatit të tij, qeveria ka qenë e angazhuar në përmirësimin e shërbimeve për bashkatdhetarët, përfshirë digjitalizimin dhe lehtësimin e procedurave, si njohja e patentë shoferëve në shtetet ku ata jetojnë.

“Një nga lehtësimet më të mëdha është dhe njohja e patentë shoferëve, siç është Gjermania. Muajin e kaluar ka hyrë në fuqi marrëveshja me Italinë dhe tash fillon edhe me Austrinë. Pas këtyre në proces të finalizimit të njohjes së patentë shoferëve jemi edhe me Kanadanë dhe me Turqinë”, ka deklaruar Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy