Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se mandati i qeverisë lidhet drejtëpërdrejt me mandatin e Kuvendit dhe jo me përmbushjen e katër vjetëve nga konstituimi.
Ai ka shtuar se Qeveria aktuale ushtron kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ.
“Mandati i Qeverisë lidhet drejtpërdrejt me mandatin e Kuvendit, i cili përfundon me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, jo me përmbushjen e katër viteve nga konstituimi i Kuvendit (22 mars). Prandaj, Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja.”
Cakolli ka thënë se anëtarët e kabinetit qeveritar që janë zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqje para certifikimit të rezultateve dhe atëherë Qeveria kalon në statusin “Qeveria në detyrë”.
“Anëtarët e kabinetit qeveritar që janë zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqje para certifikimit të rezultateve. Vetëm atëherë, Qeveria kalon në statusin e “Qeverisë në detyrë” – derisa të zgjidhet Qeveria e re.”