Lakimi i shtyllës kurrizore, gjithnjë e më shumë po prek fëmijë e të rritur.
“Në rast se nuk trajtohet skoliza mund të sjellë dhe shumë pasoja. Shkakton asimetri të trupit , ngritjen e supit, dhimbje të kurrizit dhe në rastet më ekstreme duhen ndyrhyrje nëpërmjet kirurgjisë. Duhet të dimë se skolioza ndahet në tre grada. Grada e parë, që varion nga 10-25 gradë mund të trajtohet me fizioterapi dhe ushtrime gjimnastikore. Grada e dytë nga 5 deri në 45 gradë përpos ushtrimeve gjimnastikore dhe fizioterapisë pacienti duhet të mbajë edhe një korse në bust ortopedik për orë të gjata. Grada e tretë që është më ekstremja është skolioza mbi 45 gradë që trajtohet vetëm me ndërhyrje kirurgjikale”, shprehet mjeku fizioterapeut Rudi Garunja për TCH.
Mungesa e aktivitetit fizik, qëndrimi i gabuar për orë të zgjatura para kompjuterit apo celularëve janë disa nga shkaqet.
E ndërkohë shqetësues për fëmijët mbetet pesha shumë e madhe e çantës së shkollës.
Deformimi kërkon ndërhyrje të specializuar dhe kontrolle të vazhdueshme.
Specialistët këshillojnë që çanta e shkollës të mos jetë më e rëndë se 10% e peshës së fëmijës e megjithatë realiteti flet ndryshe.
Kjo ka ndikuar jo vetëm në shtim të rasteve me skoliozë, por edhe uljen e moshës së prekjes tek fëmijët.