Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka thënë në “Pressing” të T7, se NISMA Socialdemokrate e Fatmir Limajt duhet t’i mbajë fjalët që i ka dhënë në fushatë.
E një nga këto fjalë të Limajt është edhe ajo që “Albin Kurti duhet të shkojë në opozitë sepse është i rrezikshëm”.
Kështu, Gjini thotë se pushteti i Kurtit është populist dhe nuk i zgidh problemet për të cilat flet.
“Edhe NISMA duhet me i mbajtë fjalët që Albin Kurti duhet me shku në opozitë se është i rrezikshëm për vendin, edhe vet e ka thënë nëpër tubime, edhe televizion. Për këtë po flas”.
“Populizmi i shfrytëzon problemet edhe çështjet që i ka shteti, edhe ndjenjat për me ardh në pushtet, por kurrë nuk punon për me i zgjedh ato çështje për të cilët ka fol, jam duke e citu Tony Blair”, ka thënë Gjini