Shtime: Dy persona shoqërohen në polici për posedim të paautorizuar të armëve, njëri i mitur

by Nexhat

Sot, rreth orës 10:00, policia në Shtime është informuar se një 26-vjeçar, në fshatin Godanc, posedonte një armë gjuetie pa leje.

Ndërsa, rreth orës 16:10, policia ka pranuar informatën tjetër, se në rrugën “Komandant Kumanova” një 17 vjeçar, posedonte një pistoletë.

banner

Lidhur me rastet, policia bën të ditur se të dyshuarit i kanë shoqëruar në stacionin e policisë dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, armët janë sekuestruar dhe ndaj të dyshuarve janë iniciuar rastet për veprën penale, “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy