Një rast i çuditshëm dyshohet se ka ndodhur së fundmi në një piceri në Fushë Kosovë.
Një klient dyshohet se ka sulmuar fizikisht një kamerier.
Bazuar në informacionet që ka Sinjali, i dyshuari e ka goditur me kokë në kokë viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima, por edhe i dyshuari kanë marrë trajtim mjekësor ndërsa më pas kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se gjatë dëshmisë së tij, i dyshuari ka deklaruar se motivi i sulmit ka qenë gjoja energjia negative që kamerieri ia ka transmetuar dhe e ka shtyrë që ta godas.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.