Moti/ Në vikend do të ketë mot të vranët dhe me reshje shiu

by Nexhat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se këtë vikend do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas herë me riga shiu.

banner

Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.

Ndërsa, të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët por sa i përket temperaturave parashihet ulje, kryesisht në vlerat e maksimaleve. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.

IHMK shton se sipas kalendarit meteorologjik, nesër fillon stina e pranverës meteorologjike, e cila do të zgjasë deri me 31maj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy