Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po refuzon për të dhënë dëshminë në Prokurorinë Speciale më 4 mars lidhur me rastin për rezervat shtetërore.

Avokati Visar Rrecaj thotë se kjo po ndodhë pasi kryeministri Kurti po bën një taktizim politik.

banner

“Është taktizim politik ose një mospërputhje me emra të përveçëm të Prokurorisë. Kjo nuk do të duhej të ishte arsyeja, sepse nuk ka kuptim që një kryeministër të mos pajtohet me emra të përveçëm të Prokurorisë e mos të shkojë të dëshmojë për një rast, siç është rasti i vajit e i miellit. Do të duhej të shkonte me patjetër, por pas kësaj urdhërese besoj shumë që do të shkojë e s’do të ketë arsye e s’ka pasur për të mos shkuar”, tha ai në Tëvë1.

Avokati thotë se kërkesa e Kurtit për ta intervistuar në zyre, juridikisht është e paqëndrueshme.

“Pretendimi se unë nuk po refuzoj, por eja dhe intervistomni në zyre. Kjo kërkesë është e paqëndrueshme. Kodi i Procedurës Penale e ka paraparë shprehimisht se kur Prokurori i Shtetit shkon e merr dëshminë e dëshmitarit në shtëpinë e tij, janë ato raste kur dëshmitari është në shtratin e vdekjes”, deklaroi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy