Serbja e dyshuar për spiunazh raportohet se ishte punëtore e OSBE-së, reagon organizata

by Nexhat

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka thënë se është në dijeni të raportimeve mediatike lidhur me ndalimin e një anëtari të këtij misioni, Jelena Gjukanoviq.

Gjykata Themelore e Prishtinës të dielën ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), duke i caktuar një muaj paraburgim, Gjukanoviqit, e dyshuar për spiunazh.

banner

Në një deklaratë për media, Misioni ka bërë të ditur se është në kontakt me përfaqësuesin ligjor të personit të ndaluar dhe po monitoron nga afër mirëqenien e tij, në përputhje me detyrën e kujdesit

“Përderisa Misioni nuk mund të komentojë më tej për këtë rast për shkak të hetimeve në vazhdim, ai mbetet i përkushtuar për të bashkëpunuar me autoritetet përkatëse,” thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, Misioni ka bërë të ditur se është në kontakt me institucionet përkatëse dhe Sekretariatin e OSBE-së në Vjenë për të siguruar respektimin e procesit të duhur ligjor

Gjukanoviq u arrestua më 28 shkurt, në rajonin e Mitrovicës nën dyshimin për spiunazh, e cila u ndalua për 48 orë nga prokuroria.

Prokuroria kishte njoftuar se arrestimi është bërë pas hetimeve disamujore

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy