Myftiu Tërnava i del kundër Edi Ramës për Shtetin Bektashi: Janë grup religjioz jo fe, po bëhet me qëllim të caktuar

by Nexhat

Myftiu Naim Tërnava është deklaruar kundër Shtetit Bektashi, të cilin e ka shpallur kryeministri Edi Rama në Shqipëri. Sipas Tërnavës, që për këtë është deklaruar në natën e dytë të Ramazanit, kjo ide është dashur të refuzohet nga Bektashitë sepse “krijon përçarje”.

Tërnava vlerëson se krijimi i Shtetit Bektashi nga Rama, “e fut farën e sherrit në mesin e besimtarëve”.

banner

“Unë besoj që kjo është e qëllimshme, ka qarqe të ndryshme kjo e fut atë farën e sherrit në mesin e besimtarëve. Kam bindjen që kjo bëhet me qëllim të caktuar dhe në deislamizimin e popullit shqiptar, në emër të një islami pra evropian…një shoqëri myslimane me premisa europiane, për atë nuk është feja çështje e politikës, as e kryeministrave, shoqatave e as askujt…Feja është e të madhit Zot, është mrekulli hyjnore”, tha Tërnava në një emision të quajtur “n’Kohë”, i postuar në faqen e Bashkësisë Islame (BIK)

Ai tha se politikanët, e as kryeministrat nuk mund të në flasin për fe.

“Nuk mund të na flasin neve politikanët çarë duhet bërë me fe, a duhet të kemi premisa evropiane apo çfarë…”, shtoi ai.

“Bektashianët janë vëllëzër tanë që i takojnë besimit islam, shtrembërimi i themelimit të Bektashive, del që komunizmi e ka bërë të vetën e ka luhatur pak a shumë një pjesë të tyre. Bektashianët në botë janë grupe religjioze që shkojnë në Haxh, agjërojnë etj”, shtoi Tërnava.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy