Tasholli: Kurti ka vendosur të jetë lideri i fundit i tranzicionit politik në vend se të bëhej ai që do të na nxirrte nga llomi provincial

by Nexhat

Analisti Ismail Tasholli thotë se kryeministri Albin Kurti ka vendosur të jetë “lideri i fundit i tranzicionit”, në vend se të ishte ai që do ta ndërronte “paradigmën tonë politike”.

“Shansi është hupë”, shkroi ai në krye të një postimi në Facebook.

banner

“Si djal i ri që lexon shumë, Albin Kurti ka mujt me kanë lideri që kish me ndrru paradigmën tonë politike – me na nxjerr prej llomit provincial. Bile, nga kasetat e Labia’s apo Rexhep Qosja me na çu te Netflix’i e David Lynch’i. Me fuqinë e tij prej 51% do të mund t’i linte anash budallakitë shqiptarçe, e t’thoshte: “Nuk ka rëndësi kush ku është ideologjikisht, hajdeni të gjithë profesionistë të qeverisim. Nuk ka rëndësi nëse jeni apo keni qenë në PDK apo LDK – me të gjithë ju që jeni ‘normalë’, punoj për ta çu Kosovën përpara.””, shkroi Tasholli.

“Por jo. Ai vendosi të jetë lideri i fundit i TRANZICIONIT tonë politik”, shtoi ai.

Kurti ka zgjedhur, sipas Tashollit “me na shtjerrë energjinë dhe me na mbajtë në batakun ballkaniko-ideologjik”. “Aty ku IDHNAKSIA është standardi matës i secilës lëvizje politike”.

“Bravo, mos ta ninë – ia ke hangër të gjithë perspektivën gjeneratës tane dhe mundësitë vendit… Mana qaty te Rexhep Qosja se gjeneratë botëbesimi politik e ki! 😂🤦‍♂️“, shkroi Tasholli

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy