Policia për personin që e grisi Kuranin: Ka të kaluar kriminale, vuan nga një sëmundje psikike

by Nexhat

Sot në Prizren është arrestuar një person pasi dyshohet se e ka grisur Kuranin.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, tha për Express se ai është ndaluar për 48 orë.

banner

Ai shtoi se i dyshuari ka të kaluar kriminale për vrasje, dhunë në familje dhe kanosje, si dhe ka një sëmundje psikike.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës gjegjësisht Drejtoria Kundër Terrorizmit me Drejtorinë Rajonale Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, sot  ka arrestuar një person mashkull kosovar, i dyshuar për veprën penale nga KPK Neni 141 “Nxitja e urrejtjes përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”. Lidhur me këtë rast po ashtu është bastisur shtëpia ku jeton i dyshuari në rajonin e Prizrenit. Personi në fjalë ka të kaluar kriminale për Vrasje, Dhunë në Familje dhe Kanosje, po ashtu i njëjti vuan nga një sëmundje psikike si dhe ka pranuar tretman psikiatrik obligativ. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy