Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) kanë nënshkruar Memorandumin për mbështetje financiare vjetore për vitin 2025 nga MKRS.
Zëvendësministrja Daulina Osmani ka njoftuar federatat sportive, që sivjet është paraparë që çdo federatë ta ketë për obligim që së paku 30% të shumës totale të përfitimit t’ia dedikojnë aktiviteteve sportive për vajza dhe gra, me qëllim të zhvillimit dhe fuqizimit të mëtejmë të sportit femëror në vend.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federata e Basketbollit e Kosovës kanë bashkëpunim të ngushtë dhe ky bashkëpunim presim që të thellohet edhe më shumë.
MKRS ka përkrahur vazhdimisht garat vendore dhe ndërkombëtare të basketbollit, duke qenë një përkrahëse e madhe e zhvillimit të sportit tonë të zemrës në vendin tonë.
FBK falënderon Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për përkrahjen e vazhdueshme për basketbollin e Kosovës.