Boksierë nga disa shtete evropiane nderojnë turneun “Adem Jashari”

by Nexhat

Më 7 dhe 8 nëntor 2026, Prishtina do të jetë nikoqire e edicionit të 28-të të Turneut Ndërkombëtar të Boksit “Adem Jashari”, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të boksit në Kosovë dhe rajon.

Ky turne me traditë gati tri dekadëshe ka ruajtur vazhdimësinë edhe në periudha të vështira, duke dëshmuar rëndësinë dhe përkushtimin për zhvillimin e boksit.

banner

“Në këtë edicion pritet të marrin pjesë boksierë dhe boksierе nga Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Spanja. Kosova do të përfaqësohet me boksierët e saj më të mirë, ndër ta Bashkim Bajoku (55 kg), çerekfinalist i Kampionatit Evropian, boksieri me përvojë Shpëtim Bajoku (70 kg), Lumturim Xhoxhaj (60 kg), Zenel Hasani (65 kg) dhe emra të tjerë të njohur të boksit kosovar”, thuhet në njoftimi e Federatës së Boksit të Kosovës.

Garat sipas këtij njoftimi, do të zhvillohen në të dhjetë kategoritë zyrtare të peshave për meshkuj dhe në një kategori për femra. Ky kompeticion pritet të ketë rëndësi të veçantë për përgatitjen e boksierëve drejt ciklit të kualifikimeve olimpike që zhvillohen gjatë vitit 2027.

Edicioni i kaluar i Turneut “Adem Jashari” u mbajt më 15 dhe 16 nëntor 2025, në Prishtinë, ku medaljet e arta u ndanë ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës, Sllovakisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Turneu mban emrin e heroit kombëtar Adem Jashari dhe organizohet nga Federata e Boksit e Kosovës, në nderim të figurës dhe sakrificës së tij.

Prishtina do të jetë edhe këtë vit qendër e boksit ndërkombëtar, duke mirëpritur sportistë nga disa shtete dhe duke vazhduar traditën e një turneu që nderon emrin e Adem Jasharit dhe promovon vlerat e sportit, konkurrencës dhe miqësisë ndërkombëtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy