Reagon djali i Sali Çekajt: VV dikur më kërkonin të jem kandidat për deputet, e sot po ma baltosin emrin e familjes

by Nexhat

Djali i Salih Çekajt, kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Hysen Cekaj ka reaguar pas kritikave të shumta që mori nga Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me votat nga diaspora.

Çekaj ndër të tjerash në postimin që bëri la të nënkuptohej se Vetëvendosje e kishte ftuar të bëhej kandidat për deputet nga radhët e kësaj partie.

banner

Hysen Çekaj tha se “Unë besoj se kemi jetë edhe jashtë politikës, edhe fytyrë; dhe mbi të gjitha dinjitet”.

Ky reagim i tij erdhi pasi shumë zyrtarë të Vetëvendosjes kanë deklaruar se ky i fundit ka “mashtruar” s ai përket votave nga diaspora.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë, vëllezër dhe motra,

Ata që dikur bënin fushatë duke përdorur emrin e babait tim, ata që kërkonin mbështetje brenda familjes tonë për të fituar votat e mërgatës, ata që e quanin Shtutgardin kryeqytet të mërgatës shqiptare, prej ku nisën Sali Çekaj me trima në luftë për Kosovën, ata që më kërkuan të isha pjesë e listës së tyre si kandidat për deputet (kërkesë që e refuzova, sepse unë kam lindur në LDK), sot janë organizuar me të gjitha mjetet për të baltosur emrin e familjes Çekaj dhe votën e mërgatës shqiptare.

Unë besoj se kemi jetë edhe jashtë politikës, edhe fytyrë; dhe mbi të gjitha dinjitet!

Vazhdojmë ballëhapur drejt kthimit të LDK-së si parti kryesore, aty ku e ka vendin!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy