Tërmkolli: Sali Çekaj ia ka prishë matematikat Serbisë, djali i tij Vetëvendosjes

by Nexhat

Melihate Tërmkolli është përshirë në debatin dhe përplasjen që po ndodh në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes për votat që ka marrë kandidati i LDK-së, Hysen Çekaj, në diasporë.

Tërmkolli ka thënë se Sali Çekaj gjatë kohës së luftës ia kishte prishur matematikat Serbisë, ndërkohë shton se djali i Sali Çekajt, Hyseni, ia ka prishë matematikat e Vetëvendosjes.

banner

“Heroi i kombit, Sali Çekaj, ia ka prishë krejt matematikat Serbisë dhe do shqiptarëve! Familja Çekaj ndër të paktat, kurrë nuk kërkoi as nuk mori favore në emër të luftes. Djali i Sali Çekajt, Hyseni ia paska prishë matematikat VV-së! Hysen djali, ec përpara!”, ka shkruar ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy