Sonte në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar është organizuar një diskutim paneli mbi paqen, sigurinë dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor.
Ky diskutim u organizuar nga iniciativa ‘Miqtë Laburistë të Kosovës’ në Mbretërinë e Bashkuar. Ata përmes një shkrimi në X ka falënderuar ambasadorët e Kosovës, Shqipërisë dhe Bosnjë Hercegovinës dhe të ngarkuarit me punë të Malit të Zi, për fjalimet dhe pjesëmarrjen e tyre në panel.
“Faleminderit gjithashtu deputetëve tanë të @UKLabour për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për rajonin”.
Tutje, në njoftimin e tyre thuhet se Mbretëria e Bashkuar ka ‘një rol kyç për të luajtur në Ballkanin Perëndimor në një kohë ku ka pasiguri të madhe rreth së ardhmes së sigurisë evropiane’.