Gjuajti me armë nga shtëpia e tij në Prishtinë, arrestohet nga njësitet e specializuara NJSI dhe K-9

by Nexhat

Mbrëmë rreth orës 23:10 në Prishtinë, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar pasi që i njëjti kishte gjuajtur me armë nga shtëpia e tij.

Arrestimi i tij u bë nga njësitet e specializuara të Policisë së Kosovës, NJSI dhe K-9.

banner

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që nga shtëpia e tij kishte gjuajtur me armë zjarri. Njësitet e specializuara të PK-së NJSI dhe K-9 kanë intervenuar dhe kanë arrestuar personin e dyshuar”, ka njoftuar policia.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit dhe objektet përcjellëse, janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një armë e shkurtër pistoletë, 13 fishekë  9 mm,  64 fishekë të pushkës së gjuetisë, 12  gëzhoja 9 mm, dy karikatorë, rrip brezi për fishek, dy antiplumb,  dhe telefon.

“Nuk raportohet për persona të lënduar. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, ka bëtë të ditur policia.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy