Plagoset një person në Prizren- arrestohet një i dyshuar, të tjerët ende në kërkim

by Nexhat

Policia ka njoftuar se një person është plagosur në këmbë pas një fjalosje në Prizren.

Një i dyshuar është vetëdorëzuar, ndërsa të tjerët janë në kërkim.

banner

“Me datën 06.03.2025, rreth orës 01:50 në rrugën “Durrësi “ në Prizren pas një fjalosje një i dyshuar ( Z.T. 31 vjeçar )  ka shkrepur me armë zjarri në drejtim të viktimës (Y.G 26 vjeçar).  Viktima është plagosur në këmbë dhe është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonale të Prizrenit, ndërsa polica posa e ka marr informatën  kanë shkruan në drejtim të vendit të ngjarjes. Me kohë janë njoftuare dhe  Sektori i Hetimeve të stacionit dhe  hetuesit e Sektorit Rajonal të hetimeve  të cilët kanë dal në vend ngjarje dhe kanë mbledh  provat dhe dëshmitë. I dyshuari është vetëndezur  dhe ka dorëzuar armën që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës penale, një AK 47 gjinden në trajtim  mjekësor, gjendja e tyre sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jete, kurse të dyshuarit tjerë janë në kërkim.”

Policia ka sekuestruar pushkë automatike me numër serik AK -47, dy karikatorë, 7 fishekë të kalibrit të panjohur dhe një gëzhojë.

I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit dhe në konsultim me prokurorin kujdestar rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi. kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar i armës”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy