Sa janë investimet e shtetasve të Kosovës në Shqipëri – GAP paraqet të dhënat

by Nexhat

Instituti GAP ka publikuar sot një grafikë ku paraqiten investimet e shtetasve të Kosovës në Shqipëri.

Në këtë grafikë, ku të dhënat bazohen në Bankën e Shqipërisë del se investimet e kosovarëve në Shqipëri në periudhën 2015 – TM3 2024 ishin rreth 360 milionë euro

banner

Në vitin 2015 kishte investime 3 milionë euro, në vitin 2016 ishin 11 milionë, pastaj 3 milionë në 2017, 28 milionë në 2018, 13 milionë në 2019, 14 milionë në 2020, 38 milionë në 2021.

Rritje të investimeve ka pasur në vitin 2022 e tutje.

Në vitin 2022 kishte 74 milionë euro investime, në 2023 kishte 95 milionë dhe 80 milionë në vitin 2024.

Referuar kësaj grafike, këto investimet në 22 për qind kanë shkuar në aktivitete të pasurive të paluajtshme; 18 për qind në energji elektrike, gaz; 17 për qind në industri nxjerrëse; 11 për qind në industri përpunuese dhe 10 për qind në aktivitete financiare dhe të sigurimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy