Lëvizja Vetëvendosje që drejtohet nga Albin Kurti përgjatë gjithë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit kishte pasur kërkesë qendrore marrjen e 500 mijë votave, shkruan Gazeta Express.
Këtë numër votash Kurti e kërkonte për të pasur një pushtet absolut në Kosovë, duke treguar se opozitën s’e do fare në Kuvendin e Kosovës.
Por, rezultati që prodhuan qytetarët më 9 shkurt ishte shumë larg kërkesës së Kurtit dhe Vetëvendosjes për “500 K”, dhe 396 mijë e 22 votat e marra, LVV-së dhe Kurtit ia pamundësojnë krijimin e një Qeverie të re pa koalicion me ndonjë prej partive politike opozitare.
Megjithatë, pavarësisht dështimit për të marrë 500 mijë vota apo rreth 70 %, LVV ka vendosur që të fetsojë me rezultatin që kanë marrë në zgjedhje si parti dhe me votat që Kurti ka marrë në zgjedhje, duke u bërë edhe kryeministri më i votuar
“Albin Kurti, Kryeministri më i votuar në historinë politike të Kosovës, me 337,101 vota të fituara në zgjedhjet e 9 shkurtit”, shkruan faqja zyrtare e LVV-së në ‘facebook”.