Lidhur me rastin e përleshjes e cila ka ndodhur dje rreth orës 21:00 ku ishin shoqëruar në stacion policor 4 persona si të dyshuar, tre prej tyre janë liruar pasi nuk kishin të bëjnë me rastin, ndërsa njëri nga ta është intervistuar si i dyshuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Personat e lënduar kanë pranuar trajtim mjekësor dhe është kontaktuar Prokurori kujdestar.
Sot pas një pune intensive hetimore nga njësitet policore janë identifikuar edhe 3 persona të përshirë në rast ku prei tyre 2 janë shoqëruar në stacion, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Personi tjetër është identifikuar dhe mbetet në interes për policin që të intervistohet”, thuhet në njoftimin e Policisë
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në trajtimin e rasteve të dhunës dhe siguron qytetarët se çdo veprim i kundërligjshëm do të trajtohet me seriozitet të plotë, andaj bënë thirrje tek të gjithë qytetaret që çdo problem që kanë të raportojnë Policinë në linjat zyrtare’, thuhet në njoftim.