Një akuzë drejt aktivistëve të Vetëvendosjes e ka bërë sonte kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti.
Rashiti thotë se ata bënë ndërhyrje të paautorizuar në zyrën e drejtoreshës së buxhetit dhe financave, duke krijuar qasje në hapësirën e saj pa leje, transmeton klankosova.tv.
”E kanë pru punën edhe Policia e Kosovës me u marr me militantët e VV-së, të cilët po e pengojnë drejtoreshën e buxhetit në komunën e Gjilanit
Shfrenimi i aktivistëve të VV-së (zyrtar/e në komunën e Gjilanit) ka arritur kulmin duke ndërhyrë në punën dhe funksionimin normal të institucioneve komunale. Është për keqardhje se në çfarë derexhe ky kryetar e ka sjellë jetën institucionale në komunën e Gjilanit, që kërkon edhe intervenimin e policisë së Kosovës.
Skandali i fundit i jashtëzakonshëm është se drejtoreshës së buxhetit në Gjilan, aktivistët e VV-së (familjar të një asambleisti të VV-së) ia kanë ndrruar cilindrin zyrës së saj apo kanë bërë kopjimin e qelsit, duke ndërhyrë dhe patur qasje pa leje në zyren e saj, kur ajo nuk ka qenë prezent në punë. E për këtë rast drejtoresha e buxhetit dhe financave ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, e cila tashmë është duke e bërë punën e vet të hetimeve.
Për këto trazira që kanë ndodhur javën e kaluar aty, kryetari i Gjilanit ka heshtur dhe aspak nuk është interesu për këtë probleme, sepse qëndron prapa një skenari dhe qëllimi për ta zavendësuar këtë drejtoreshë me shefen grupit të asambleistëve të VV-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit.
Në anën tjetër edhe pse ka kaluar afati ligjor, raporti financiar për vitin 2024 ende nuk i është dërguar Kuvendit Komunal që duhet ta shqyrtojë në seancën e marsit. Dyshohet sa janë bërë shumë veprime të dyshimta për mënyrën e shpenzimit të miliona eurove të buxhetit në vitin e kaluar dhe drejtoresha nuk është plotësisht e informuar, sepse është anashkaluar nga kundërshtarët e saj që po luftojnë për t’a larguar nga pozita që e mbanë ajo.
Çdo ditë e më shumë po demaskohet qeverisja e korruptuar e Alban Hysenit e cila e ka humbur kontrollën. Muajt në vijim do të ketë edhe skandale tjera të pabesueshme që do të dalin sheshit. E fundi i këtij pushteti do të jetë i turpshëm dhe tejet i dëmshëm për komunën tonë”.